Kryetari i Sindikatës së Pavarur të punëtorëve, ka bërë të ditur për Televizionin 7 se me pronarin e ri të Ferronikelit, kjo ndërmarrje metalurgjisë shpejt do të fillojë punën. Madje, edhe punëtorët e kanë një kërkesë të tillë, që ata së më shpejt të punojnë.
Ka tre muaj që kur fabrika më e madhe e metalurgjisë në Kosovë ka rënë në qetësi.
Mirëpo, kjo qetësi pritet të përfundoj me ardhjen e pronarit të ri, gjë për të cilën, punëtorët janë njoftuar vetëm pak ditë para se të ndodhte.
Fehmi Nika, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve tregon se të martën ata e kanë pasur një takim me pronarin e ri.
E kërkesa kryesore e punëtorëve të Ferronikelit, sipas Nikës është që ata të fillojnë punën sa më parë, duke u bazuar në premtimet e pronarit të ri.
Gjiganti metalurgjik i Kosovës, që nga koha kur është privatizuar, problem kryesor ka pasur plotësimin e kushteve të punës për punëtorët që në prill të vitit 2018 i ka bërë ata të ndërprenë edhe prodhimin.
E sipas Nikës, në takimin që kanë pasur me pronarin e ri, ai u ka premtuar që do t’ua kompensojë 50 përqindëshin e pagës së qershorit.
Televizioni 7 ka provuar të marrë një prononcim nga menaxhmeti i ri i Ferronikelit, mirëpo ata nuk kanë pranuar të flasin me arsyetimin se ende nuk e kanë dritën e gjelbër për t’u deklaruar para mediave
E fabrika më e madhe metalurgjike në Kosovë, është blerë NKL Limited, pjesë e Balfin Group me pronar miliarderin shqiptar, Samir Mane.
Mirëpo, prodhimi në këtë fabrikë ende nuk dihet se kur do të fillojë.