BallinaSportArsenal – PSG: Gjyqtari i kërkon Ozilit t’ia nënshkruajë kartonin e verdhë,...

Arsenal – PSG: Gjyqtari i kërkon Ozilit t’ia nënshkruajë kartonin e verdhë, ndërsa shorti i fillimit të ndeshjes bëhet me kartel bankare

Të ngjajshme

Arsenali fitoi ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 5-1 në miqësoren në kuadër të International Champions Cup.

Golat për Topçinjtë i shënuan: Mesut Ozil (13′), Alexandre Lacazette (67′, 71′), Rob Holding (87′) dhe Eddie Nketiah (90+4′).

Ndërsa golin e vetëm për PSG-në e shënoi Christopher Nkunku në minutën e 60-të nga pika e bardhë.

Por, kjo ndeshje vazhdon të jetë lajm në media, por jo vetëm për rezultatin.

Fillimisht tifozët janë befasuar kur gjyqtari kryesor para fillimit të ndeshjes i ka kërkuar kapitenit të Arsenalit, Mesut Ozil, t’ia nënshkruajë kartonin e verdhë.

Goal

@goal

Brilliant!

Mesut Ozil was asked by the referee if he would sign the yellow card before Arsenal’s game against PSG. ?

Duket se ai ishte një tifoz i madh i yllit të Gjermanisë, por pasi ishte një miqësore, e gjitha kjo kaloi me sportivitet.

Ndërsa, temë tjetër ishte shorti i fillimit të ndeshjes për topin dhe pjesët e fushës.

Gjithmonë jemi mësuar që në këtë rast të përdorët një monedhë, por këtë herë në ‘Stadiumin Nacional të Singaporit’, u përdor një kartel bankare.

Arsyeja është pasi sponsor i kësaj gare ishte banka Union Pay International. /Telegrafi/

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Shamoon Hafez

@ShamoonHafez

“Right Mr Ozil, would you like to pick the long number across the front or CVV number on the back?”

We had a credit card toss instead of a coin toss in v match

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz