back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeProfesori nga Drenica që u mësoi nxënësve historinë e Demaçit

Profesori nga Drenica që u mësoi nxënësve historinë e Demaçit

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Hamdi Thaçi, jashtë planprogramit u ka ligjëruar nxënësve për Adem Demaçin.

I lindur në Llapushnik të Drenasit, ai për 23 vite ligjëroi lëndën e Historisë. Por në asnjërën prej librave nuk shkruhej për Adem Demacit.

Megjithatë, profesori i Gjimanzit “Sami Frashëri” Hamdi Thaçi, vazhdimisht u ka ligjëruar nxënësve për veprën e Adem Demaçit.

Ndonëse kjo nuk është e përfshirë në literaturën e historisë, Thaçi e sheshtë të nevojshme që gjeneratat e reja të dinin për figurën e Demaçit.

Ligjëratat për Demacin i mbante zakonisht në prag të festave kombëtare.

Edhe vet, Thaçi, për Adem Demaçin kishte dëgjuar sa ishte në shkollën e mesme, kur edhe fshehtas i kishte lexuar veprat e tij. E për herë të parë me të ishte takuar në 1990 kur, Demaçi ishte liruar nga burgu.

Pas ligjëratash të shumëta për të, Thaçi më në fund takohet edhe një herë me Adem Demacin, në hapësirat e gjimnazit ku edhe ai e përfundoi shkollën e mesme.

Kjo ishte hera e fundit që Hamdi Thaçi, u takua me siç thotë ai, ideatorin e bashkimit kombëtar.

Vdekja e Demaçit e ka prekur shumë Thaçin.

Profesori i Historisë nga Drenica që tash është në pension, thotë se vdekja e Demaçit është humbje për Kosovën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz