BallinaSportZyrtare: Shtyhet ndeshja testuese në stadiumin "Fadil Vokrri"

Zyrtare: Shtyhet ndeshja testuese në stadiumin “Fadil Vokrri”

Të ngjajshme

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Kampionët e Evropës, Spanja do të luajnë dy ndeshje...

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar...

Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar...

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), njofton se ndeshja testuese në stadiumin e rinovuar të Prishtinës “Fadil Vokrri”, e paraparë për të shtunën, pra nesër, është shtyrë se Kosova mban tri ditë zie pas vdekjes së Adem Demaçit.

Nesër ka qenë e planifikuar të zhvillohet ndeshja testuese para inspektorëve të UEFA-së, për ta testuar nëse stadiumi i plotëson standardet e FIFA-së dhe UEFA-së.

Deklarata e FFK-së:

27 korrik, 2018 – Për shkak të vdekjes së atdhetarit, simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, siç quhet ndryshe edhe Mandela i Kosovës, dhe për faktin se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në nderim të tij ka shpallur tre ditë zie, Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ndeshja testuese që ishte paraparë të zhvillohej nesër më 28 korrik në stadiumin ”Fadil Vokrri”, është pezulluar për një kohë tjetër dhe në koordinim të plotë me UEFA-n dhe inspektorët e saj. Për terminin e ri opinioni do të njoftohet me kohë në ditët në vijim. FFK edhe një herë iu shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Me respekt

Federata e Futbollit e Kosovës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz