Drejtori Sportiv i Lacios Igli Tare është drejt finalizimit të një goditjeje të madhe në merkato.
Mësohet se nënkampioni i botës, mesfushori kroat Milan Badelj do të veshë ngjyrat bardhekaltër në sezonin e ri.
Kujtojmë që lojtari në fjalë ka qenë në radarin e disa skuadrave në këtë verë, si Zenitit, Lionit, e Sportingut të Lisbonës.
Mesfushori ka reflektuar dhe bashkim me agjentin e tij Alesandro Luçi, duket se kanë vendosur për të shkuar te Lacio.
Tanimë pritet vetëm konkretizimi i marrëveshjes. Mediat italiane flasin për arritjen e një kontrate disavjeçare mes lojtarit dhe klubit, pas takimit mes Lotitos, Tares, dhe agjentit të lojtarit Badelj.
