Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pëmes një postimi në facebook për vdekjen e Adem Demaçit.
Jashari ka shkruar se ndarja fizike është e dhimbshme, por ne të gjallët do të jetojmë me kujtimet për bacën Adem, do të jetojmë duke kujtuar me shumë respekt virtytet çfarë kanë karakterizuar personalitetin e tij.
“Edhe sikur të jetoja edhe një shekull jetë, nuk do të mjaftonte të shkruajmë e të shprehim atë çfarë ndiejmë për Ty. Ndarja fizike është e dhimbshme, por ne të gjallët do të jetojmë me kujtimet për Ty, do të jetojmë duke kujtuar me shumë respekt virtytet çfarë kanë karakterizuar personalitetin tuaj.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e të cilës mbetesh përherë simbol i asaj çfarë një patriot i devotshëm duhet të bëjë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ty”, ka shkruar Jashari./Drenicapress.info