Ish-kryetari Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Demaçi për vdekjen e veprimtarit të shquar shqiptar.
Baca Adem, siç shkruan Lushtaku, ishte udhërrëfyesi i shumë brezave se si duhet të sakrifikohet për liri e atdhe.
Me dhimbje dhe pikëllim mora lajmin e hidhur për vdekjen e veprimtarit, atdhetarit e burrit të madh të kombit, bacës Adem Demaçi. Baca Adem ishte udhërrëfyesi i shumë brezave se si duhet të sakrifikohet për liri e atdhe. Ai vuajti 28 vite burg që zëri i shqiptarëve të dëgjohet barabartë me zërin e popujve të tjerë. Ai kishte një shpirt rebeli që më ëndje fliste për progresin e përgjithshëm të Kosovës. Ai është sinonim i vet lirisë. Ai është Mandela i Ballkanit. U prefsh në paqe, Bacë’, thuhet ndër të tjera në reagimin e Lushtakut./Drenicapress.info