BallinaLajmeKeqpërdorimi me veteranët, kreu i degës në Skenderaj akuzohet për mijëra

Keqpërdorimi me veteranët, kreu i degës në Skenderaj akuzohet për mijëra

Të ngjajshme

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Tani kur është shkarkuar, Muhamet Bajraktari, sekretar i deritashëm i OVL-së së UÇK-së në Skenderaj, ka vendosur t’i bëjë publike keqpërdorimet e dy vjetëve të fundit, që thotë se janë bërë nga udhëheqësit e kësaj organizate.

Bajraktari ka treguar se Emin Lati, kryetar i veteranëve në këtë qytet, për shfrytëzim personal, në vazhdimësi ka marrë para kesh nga pagesat për libreza të anëtarësisë.

Sa herë që Lati ka marrë mjete, Bajraktari thotë se ka mbajtur shënime, derisa shton se shpesh nuk ka mundur t’i kryejë pagesat në bankë, për shkak se i kanë munguar mjetet e paguara nga veteranët.

Secili veteran që dëshiron të pajiset me librezë duhet t’i paguajë 15 euro, prej të cilave 7 euro duhet t’i paguhen qendrës dhe 8 të tjera degës.

E në bazë të kësaj, sipas Bajraktarit, dega në Skenderaj ka lëshuar 1961 libreza, ndërkaq në bankë janë paguar vetëm 7790 euro.

Kështu, mungojnë 4 mijë euro sepse për këtë shifër të anëtarësisë është dashur të paguhen 12 mijë e 95 euro.

Krejt këto keqpërdorime të parave të paguara për anëtarësi, Bajraktari thotë se Emin Lati i ka marrë edhe në emër të kryetarit të qendrës, Hysni Gucati.

Por, këto akuza i mohon kryetari i degës, i cili thotë se asnjëherë nuk ka marrë para prej zyrës.

Sipas tij, Bajraktari vetë ka manipuluar me fatura, ndërkaq për shkak se është larguar nga puna, po hedh akuza të pabaza.

Ndërkaq, kryetari i Përgjithshëm i Organizatës së Veteranëve ka thënë se nuk është në dijeni se në emër të tij janë marrë këto mjete.

Sipas tij, nëse Bajraktari e ka ditur një gjë të tillë dhe nuk i ka lajmëruar këto keqpërdorime, është bërë pjesë e tyre.

Në bazë të shënimeve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në Skenderaj, pjesë e luftës ishin 2800 individë, ndërkaq statusin e kanë fituar 4800.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz