BallinaLajmePSD ia dorëzon LDK-së nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë

PSD ia dorëzon LDK-së nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Beto “parabullon” portierin e Chelseat, Evertoni në epërsi

Evertoni ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. Është Beto,...

Vrasja në Bokshiq të Klinës, Policia dhe Prokuroria dalin me komunikatë

Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të...

Torino i kundërpërgjigjet Milanit

Torino ka barazuar rezultatin në “Giuseppe Meazza”. Festa e milanistëve...

12 deputetët e Partisë Socialdemokrate i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për ta iniciuar mocionin për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Lista me nënshkrime i është dorëzuar LDK-së nga shefi i grupit parlamentar të partisë, Dardan Sejdiu.

“Ne nuk votojmë ligje për shkak të presioneve. Ju, si LDK, jeni partia më e madhe, prandaj hajde po bashkohemi e po e rrëzojmë”, ka thënë Sejdiu.

Ky reagim i PSD-së erdhi pas akuzave të Lumir Abdixhikut ndaj kësaj partie duke i quajtur ata si përkrahës të pushtetit.

“Çdo deklaratë që e keni pasë e keni fol kundër Vetëvendosjes, mirëpo jo kundër Qeverisë”, ka thënë Abdixhiku, shkruan EkonomiaOnline.

Deputeti i LDK-së tha se tashmë iu nevojiten vetëm edhe katër nënshkrime për ta rrëzuar Qeverinë. Ai e ftoi PSD-në që të bashkohen në bojkotin e opozitës.

Abdixhiku ka drejtuar edhe akuza të shumta ndaj koalicionit qeveritar duke marrë përgjigje menjëherë nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Të kesh kujdes me këto kualifikimet, i rrezikshëm e i padijshëm. Ti nuk je profeti Muhamed. Ke marrë shumë hov”, ka thën% Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz