Malsor Bejta nga Iniciativa Qytetare Dyzetenjëmijë në Skenderaj ka publikuar një reagim për zhvillimet e fundit në skenën politike në Skenderaj.
Më poshtë e gjeni reagimin në lidhje për zhvillimet politike:
“Pershendetje t’nderuar banore t’komunes sone! Sic keni mundur te informoheni, keto dite PDK dega ne Skenderaj, ka dale me nje komunikate, me c’rast, ka hedhe nje varg kritikash ndaj Kryetarit Bekim Jashari.
Reagimi i PDK-se eshte nje deklarate e tipit “hajni-hajnin s’mun e vjedh”, me c’rast ata e akuzojne Kryetarin Jashari per largim nga puna te disa sherbyesve civil dhe per disa punesime pa i perfillur kriteret profesionale, por me baze nepotizmi e klientelizmi…
Per ta pase nje pasqyre me te qarte te ngjarjes e lexova edhe kunder reagimin e Kryetarit dhe erdha ne kete perfundim te cilin po e ndaj me ju.
Sipas dokumentacionit te prezantuar, Kryetari Jashari ka ndermarre veprim te duhur ligjor, per nderprerjen e atyre kontratave… dmth hapin e pare e ka bo shume te sakt e me vend…
Por, menjehere pas hapit te pare i cili ishte korrekt, vjen hapi i radhes i cili eshte tejet Skandaloz…
Ato pak punesime qe i ka ba, pothuajse te gjitha jane pazare ne kembim te votes ne Kuvendin Komunal…
Me pak fjale:
LDK, NISMA, FJALA, AAK, jane te shuara, sepse voten e kane shite, kush ma shume e kush ma pak…
Tani vijne ne radhe keta te syrgjynosurit e PDK-se, po edhe keta kish fillu me i rahatu…
Me AKR-ne si duket ende eshte ne negociata, s’po mun jav bon tamon dicka…
Nime, Kryetar e ki nje verejtje
? qysh bre Doniken e ke lon anash dicka? Mos u bo i lig…! Kqyr, se ti me dasht e rahaton pa u bo 24 sahat…
Edhe nje sen po ta thom: neve te tjerve qe jemi parti te vogla noshta edhe mun’ na qet hi syve per naj sen… Amo per maskarallaqe e per dallavere neper konkurse e ksi sene, PDK-ja o Nana… “Syrit te Shqiponjes” nuk mund ti ike asgje pa u vrojtuar…
Per fund, Kryetar, po ta riperseris edhe njehere.
Transaparenca, llogaridhenia e qeverisja me duar te pasterta, pertej fjaleve, jane veprime…”