BallinaLajmeKaq para u shpenzuan për zgjedhje më 2017!

Kaq para u shpenzuan për zgjedhje më 2017!

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale që u mbajtën vitin e kaluar kushtuan mbi 11 milionë euro.

Zgjedhjet lokale ishin më të kushtueshme se ato nacionale me një kosto 3.7 euro për votues në raport me 2.2 euro për zgjedhjet nacionale.

Shpenzimet e zgjedhjeve nacionale të mbajtura më 11 qershor 2017 janë në shumën prej 4 milionë e 38 mijë e 768 euro dhe një kosto prej 2.2 euro për një votues.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka para Komisionit për Buxhet dhe Financa tha se për zgjedhjet lokale u shpenzuan mbi 7 milionë euro apo 3.71 euro për votues.

“Shpenzimet për zgjedhjet lokale në raundin e dytë pra për raundin e parë të mbajtur me 22 tetor dhe raundin e dytë 19 nëntor dhe për rivotim në komunën e Istogut ishin në shumën e 7 milionë e 18 mijë e 824 euro dhe kosto për një votues prej 3.71 euro”, tha Daka.

Për zgjedhjet e mbajtura në vitin 2017 gjithsej janë shpenzuar 11 milionë e 57 mijë e 591 euro.

Daka thotë se zgjedhjet lokale gjithmonë janë më të shtrenjta se ato parlamentare.

“Këtë herë kanë qenë më të shtrenjta për arsye se kemi pa shumë runde të dyta, shumë komuna kanë shku në rundin e dytë dhe kemi pas edhe rivotim në komunën Istogut. Prandaj kosto e zgjedhjeve lokale është dukshëm më e madhe se e ajo parlamentare”, shtoi kryetarja e KQZ-së.

KQZ në periudhën janar-dhjetor 2017 ka shpenzuar 16 milionë e 62 mijë e 781 euro.

Sipas kryetares, KQZ është realizuar në 97.4 për qind të buxhetit të planifikuar.

Këto të dhëna u paraqitën para Komisionit për Buxhet dhe Financa gjatë shqyrtimit të raportit vjetor financiar të KQZ-së, për të cilin unanimisht u votua që t’i dërgohet Kuvendit. /Kallxo.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz