BallinaLajmeBoshnjakët duan të jenë pjesë e dialogut Prishtinë – Beograd

Boshnjakët duan të jenë pjesë e dialogut Prishtinë – Beograd

Të ngjajshme

Kush po e xhelozon Elijonën?

Influencerja dhe ish-banorja e “BBVK”-së, Elijona, ka folur për...

Arteta, Wenger i ri i Arsenalit?

Ish-ylli i brezit të “Invincibles”, Ray Parlour, ka shpjeguar...

Selin na thotë mirëmëngjesi me një pamje përrallore, nuk është Gimbo

Fituesja e edicionit të pestë të “BBVA”-së, Selin Bollati,...

Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë

Mbi dy milionë myslimanë nga e gjithë bota pritet...

Publikohet fotografia e viktimës së vet aksidentit në Dollc të Klinës  

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Sulejman Ugljanin, kryetar i Këshillit Nacional të Boshnjakëve në Serbi, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, ka thënë se i ka kërkuar Qeverisë së Serbisë që edhe boshnjakët të përfshihen në dialogun Prishtinë-Beograd.

Ugljanini po ashtu në këtë intervistë ekskluzive ka thënë se mbështet kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mbrojtjen e interesave kombëtare të tyre.

Zëri: A mendoni se Novi Pazari duhet të përfshihet në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit?

Ugljanin: Në vitin 1999 forcat e armatosura serbe kryen spastrimin etnik në “Lagjen Boshnjake” në pjesën veriore të Mitrovicës. Në këtë kuptim, unë personalisht i kërkova Qeverisë së Serbisë të përfshijë Këshillin Kombëtar Boshnjak si një palë e interesuar në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për fat të keq, Qeveria serbe nuk e pranoi këtë propozim, por “Lagjen e Boshnjakëve” në pjesën veriore të Mitrovicës, pas përfundimit të krimit ajo e regjistroi në “prenë e saj të luftës”. Në këtë drejtim, Këshilli Kombëtar Boshnjak ka interes të përfshihet si një palë e interesuar.

Zëri: Çka mendoni për idenë e shkëmbimit të territorit ndërmjet Luginës së Preshevës dhe veriut të Kosovës?

Ugljanin: Këshilli Kombëtar Boshnjak i ka dhënë mbështetje të plotë deklaratës politike të Kuvendit të Deputetëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të mbajtur më 14 korrik 2018, në Bujanoc, ku janë riafirmuar modele të ndryshme për zgjidhjen dhe për mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz