Rrethin e 16’të të garës më të madhe në botën e çiklizmit, Tour de France, kanë tentuar ta ndërprejnë disa banorë të një fshati në Francë, të cilët përdorën grumbuj të mëdhenj të sanës për të bllokuar rrugën që ishte përcaktuar për garuesit, transmeton Gazeta Metro.
Fshatarët arritën ta ndërprejnë garën për një kohë, ndërsa për këtë u nevojit intervenimi i policisë, të cilët përdorën edhe bombola me gaz lojsjellës në tentim për të larguar protestuesit.

Sipas mediave në Francë, banorët e një rajoni në mes të Carcassonne dhe Bagneres-de-Luchon, ku edhe u zhvillua etapa e 16’të e Tourit, janë të irrituar me një vendim të qeverisë për të shtërnguar masat që lidhen me bujqësinë, veprimtari nga e cila mbijetojnë njerëzit në këto anë.
Një prej garuesve më të njohur në çiklizëm, Chris Froome, ka thënë që ndërprerja e garës në këtë etapë nuk zgjati shumë dhe ka thënë që disa prej garuesve u prekën gjithashtu nga tymi i gazit lotsjellës. /gazetametro.net




