back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëBekim Jashari krah Agim Bahtirit, kundër ndarjes të Mitrovicës

Bekim Jashari krah Agim Bahtirit, kundër ndarjes të Mitrovicës

Të ngjajshme

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

Bajram Begaj falënderon Bahamas për njohjen e Kosovës: Kontribut për paqen dhe stabilitetin

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i është gëzuar njohjes...

“Ndarja e Kosovës është e papranueshme prandaj ne të gjithë së bashku duhet të mobilizohemi dhe të angazhohemi për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovë dhe për respektimin e kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari Jashari

Nismës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për kundërshtimin e ndarjes se Mitrovicës dhe shkëmbimit të territoreve i është bashkuar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Ky i fundit, në një komunikatë dërguar mediave, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë në lidhjen me iniciativën e kryetarit të Mitrovicës.

“Ndarja e Kosovës është e papranueshme prandaj ne të gjithë së bashku duhet të mobilizohemi dhe të angazhohemi për ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovë dhe për respektimin e kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari Jashari.

Në lidhje më këtë ka folur edhe i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Jasharit, i cili e mbështeti atë në mosndryshimin e kufinjve administrativ të komunës me të cilën ai udhëheq.

Bahtiri dje organizoi një tryezë me liderët politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile rreth tendencave për ndarjen e Mitrovicës. Këtu pjesëmarrësit u shprehen qartë kundër idesë për ndarjen e mundshme të Kosovës apo shkëmbimin e territoreve.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz