back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaBujqësiInvestitorët italian, takojnë bujqit malishevas për kultivimin e bimës “Alkekengi”

Investitorët italian, takojnë bujqit malishevas për kultivimin e bimës “Alkekengi”

Të ngjajshme

​Inspektorët në terren për kontrollin e çmimeve të derivateve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të...

Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

Interi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin rumun...

Rashford mund të rikthehet te Man Utd, Barcelona sheh alternativa tjera

Sulmuesi anglez Marcus Rashford mund të rikthehet te Manchester...

Sot në Malishevë, ka qëndruar një ekip ekspertësh në bujqësi, përkatësisht të prirë nga investitori Pierpaolo Cavaglieri, e të shoqëruar edhe nga zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe këshilltari i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj,, Faton Thaçi, kanë qëndruar sot në Malishevë, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, e më pas janë takuar edhe me bujqit lokal të Malishevës, me të cilët kanë biseduar për kultivimin e bimës “Alkekengi” në territorin e Komunës së Malishevës.

Në takimin me krerët komunal të Malishevës, investitorët italian prezantuan idetë e tyre për kultivimin e bimës “Alkekengi”, e cila përdoret në industrinë e ushqimit dhe në mjekësi. Për këtë interesim të tyre, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka falënderuar investitorët italian, si dhe ju ka sqaruar edhe kushtet dhe lehtësirat që Komuna e Malishevës, ofron për investitorët.

Më pas, ekipi nga Italia, është takuar edhe me bujqit lokal të Malishevës, para të cilëve është paraqitur interesimi i tyre, për kultivimin e kësaj bime, e cila ka kushte të favorshme për tu kultivuar në këtë pjesë, e në të njëjtën kohë, është edhe një prej bimëve më të kërkuara në tregun evropian, në këtë industri.

Pierpaolo Cavaglieri, e ka prezantuar këtë bimë para bujqve, si dhe i ka shpjeguar edhe karakteristikat e saj, procesin e mbjelljes dhe rritjes, e deri në vjeljen e saj. Investitori italian, tha se nëse arrihen të mbillen dhjetë hektarë me këtë bimë, ai do të ndërtoj edhe një fabrikë për kultivimin e frutave, ndërsa fermerët të cilët do ta kultivojnë këtë bimë, e kanë tregun e garantuar, pasi ai të bëj kontratë me të gjithë kultivuesit.

Në këtë takim, edhe zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Vesel Krasniqi, tha se “ministria, këtë produkt do ta rendit në programin e saj zhvillimor dhe kultivuesit e kësaj bime, do të ndihmohen nga ministria”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz