BallinaLajmeAksident në Gllarevë, dyshohet se një person ka humbur jetë! |Foto

Aksident në Gllarevë, dyshohet se një person ka humbur jetë! |Foto

Të ngjajshme

Trump: Gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Shqetësimi i OKB: Kriza klimatike po përkeqësohet, ndërsa çekuilibri energjetik rritet

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për meteorologjinë ka paralajmëruar...

KRRE ndryshon rregulloren për formimin e çmimit të derivateve të naftës: Vendimet mund të merren çdo ditë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) publikoi Rregulloren e ndryshuar...

Një tjetër aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllareves të Klinës, raporton Gazeta Blic.

Një lexues i “Gazeta Blic”, ka thënë se nga aksidenti dyshohet se ka mbetur i vdekur një person.

E shkak i aksidentit, po del të jetë shpejtësia jo e duhur, dhe reshjet atmosferike, ku si pasojë janë përplasur dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore.

Ndërsa rruga është bllokuar dhe Policia është duke e hetuar rastin, ka thënë lexuesi.

“Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe Zëdhënësin e Policisë në rajonin e Pejës, mirëpo ende nuk ka detaje në lidhje me aksidentin.

“Deri më tani krejt, çka dihet është se ka ndodhur një aksident por nuk mund të jap më shumë detaje tani për tani”, ka thënë Driton Rugova, Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës.

Më poshtë gjeni fotografitë nga aksidenti:

Video Player

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz