back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeBëhen mjekë në shkolla shqiptare, ikin të punojnë në Gjermani

Bëhen mjekë në shkolla shqiptare, ikin të punojnë në Gjermani

Të ngjajshme

AARC: S’ka sovranitet të Kosovës pa SHBA – të veprohet me urgjencë

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur “shqetësimin më...

Usain Bolt tregon lojtarin e Barcelonës që mund ta mposhtë në një garë

Usain Bolt ka zbuluar se cili yll i Barcelonës...

SHBA zotohet të mbrojë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’

SHBA tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të...

Pak kohë më parë, ministri gjerman i Shëndetësisë deklaroi se janë 25 000 vende të lira pune në Republikën e Gjermanisë për infermierë.

Ai specifikoi vende si Shqipëria dhe Kosova për nivelin e lartë arsimor që kanë infermierët tanë dhe për motivimin po ashtu të lartë që ata kanë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Gjermani.

Prej tre vitesh në Shqipëri kryen aktivitet akademia Dekra. Drejtoresha e akademisë, Jonida Gjuzi Bushi shprehet: “Çdo infermier që dëshiron që të punësohet në Gjermani duhet të ketë një certifikatë të nivelit B2, duhet të bëjë provimin e licencës që zhvillohet në Gjermani dhe më pas punëdhënësit vijnë tek ne për të përzgjedhur infermierët që duan”.

Dekra ka kontrata me punëdhënës në Gjermani. Akademia e ka nisur aktivitetin në vitin 2015 dhe së fundmi ofron kurse edhe për inxhinierë IT. Kjo akademi ka filiale në 10 qytete të Shqipërisë.

Raldo dhe Arsina janë të fejuar, të dy infermierë të diplomuar.

“Një spital nuk më ka pranuar për mungesë eksperience. Jam marrë me punë të tjera”, thotë Raldo.

Të dy kanë 6 vite që e kanë përfunduar shkollën. Tani kanë firmosur një kontratë pune me një klinikë në Erfurt dhe i kanë vënë vetes detyrë që të kapërcejnë çdo vështirësi fillimi dhe të mos kthehen më në Shqipëri.

Edhe kursantët e tjerë i bashkon i njëjti qëllim: ikja.

“Nuk ka stabilitet puna këtu te ne. Jetojmë me vështirësi, mbijetojmë”, thonë kursantët.

Janë rreth 800 infermierë të punësuar deri tani në Gjermani nga kjo akademi, ndërkohë që disa prej tyre kanë përfunduar nëpër artikuj gazetash për mirë. Në një prej rasteve, një artikull kushtuar një infermieri shqiptar titullohet “Shpëtimi që vjen nga Shqipëria”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz