Një tragjedi ka ndodhur në Mizuri të SHBA-ve, ku 17 persona kanë vdekur pas fundosjes së një mjeti lundrues në liqen.
Në mjet po udhëtonin 31 turistë në liqenin Table Rock, pranë qytezës turistike Branson, kur u përmbys.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por dyshohet se mund të ketë ndikuar moti i keq. Forcat e shpëtimit janë vënë në kërkim të 5 personave të zhdukur që me gjasë mund të jenë mbytur.
7 pasagjerë të tjerë të barkës u dërguan në spital me plagë serioze.