back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeU mbyt në plazhin e Lalzit, mësohet identiteti i 18 vjeçarit shqiptar

U mbyt në plazhin e Lalzit, mësohet identiteti i 18 vjeçarit shqiptar

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka...

Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala...
- Advertisement -

Këtë të dielë një tjetër person u mbyt në bregdetin shqiptar, kësaj here në zonën e Gjirit të Lalzit.

I riu i moshës 18 vjeçare është identifikuar. Fjala është për Faton Alixhejan, i cili gjeti vdekjen në spitalin e Durrësit. I riu u nxorr në breg nga pushuesit.

- Advertisement -

Njëri prej tyre i cili ka parë të gjithë ngjarjen dha këto detaje për Jeta Osh Qef:

“Sapo ndodhi një mbytje ne Gjirin e Lalezit, as polici as ambulance nuk erdhi. Ka ndenjur nje ore shtri dhe njerëzit përreth u munduan me i dhene ndihme por nuk munden. S’kishte as roje bregdetare asgje! Ishte diku rreth 23 vjec, e nxorën nga bregu me puls shume te dobët dhe vonesa e ambulancës beri te humbte jetën.

Kur erdhi ambulanca kishte vdek. Nje cun e kishte pare duke lundruar ne uje dhe e ksihte kuptuar qe ksihte diçka qe nuk shkonte dhe e kishte lujt, po ai skishte reagu e ne ate moment e kishte nxjerre ne breg.

Une iu afrova dhe ai ishte i nxire shume ne fytyre. I njoftuam 100 here policinë e ambulancën e serdhen, po ca cuna u munduan ta shpetonin po smunden. Nuk dinim çfarë te bënim, nenes i kaloi gjuha poshtë se ai po jepte shpirt e njerëzit kishin frike me e prek. E perjetova shume keq kete situate, turp per unifromat blu dhe shtetin e duan vetëm me na rrjep dhe per ndihme per popullin svijne kurrë!”

NJOFTIMI I POLICISË:

Më  datë 22.07.2018, tek Gjiri i  Lalëzit është mbytur në det shtetasi F. A. 18 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz