back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeBanesa përfshihet nga zjarri, brenda ndodheshin dy fëmijë

Banesa përfshihet nga zjarri, brenda ndodheshin dy fëmijë

Të ngjajshme

Përditësimi i fundit, ja sa duhet të prisni për të hyrë në Kosovë

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë përditësimin e...

Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime, nisin hetimet

Një paciente e repartit të të sëmurëve kronik psikiatrik...
- Advertisement -

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Bashkinë Finiq, në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në një apartament në katin e katërt të një pallati në zonën e quajtur “SMT”. Banesa që u përfshi nga flakët është e Argjend Xhaferit.

Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë shkrirja e tubave që lidhnin bombolën e gazit, që ndodhej në ballkon, me sobën e gatimit në kuzhinë.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej vajza 13-vjeçare dhe një kushëri i saj 12 vjeç, të cilët kanë dalë menjëherë nga shtëpia të ndihmuar edhe nga fqinjët. Zjarri ka dëmtuar pjesën e ballkonit, ndërsa zjarrfikësja ka ndërhyrë me shpejtësi duke shuar flakët.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz