Pas eliminimit nga Malmo në Ligën e Kampionëve, Drita do ta vazhdojë ëndrrën evropiane në Ligën e Evropës.
Skuadra gjilanase do të ndeshet me kampionin e Luksemburgut, Dudelange.
Ndeshja e parë do të luhet në udhëtim më 26 korrik, kurse ajo e kthimit më 2 gusht në Kosovë.
Stadiumi i Dudelanges quhet ‘Stade Jos Nosbaum’ dhe ka kapacitet prej 2558 ulëseve, shkruan Gazetasheshi.com.
Kjo skuadër është shpallur disa herë kampione e Luksemburgut që nga themelimi në vitin 1991.
Kujtojmë se Prishtina mbrëmë u eliminua pikërisht nga një skuadër e këtij vendi, Fola Esch në rrethin e parë të Ligës së Evropës. /Gazeta Sheshi/

