Gjatë ish-futbollistë të Trepçës ’89, Arbër Potoku, Lapidar Lladrovci, Fiton Hajdari, Përparim Islami, Bledar Hajdini dhe Argjend Mustafa kanë reaguar për borxhin që klubi ua ka atyre.
Një reagim i lëshuar nga ta në adresë të Gazetasheshi.com zbulon pakënaqësitë ndaj kryesisë së klubit të Trepçës ’89, konkretisht kryetarit, Abedin Zeka, i cili sipas lojtarëve, nuk ka marrë mundin t’ua japë tri paga.
Futbollistët janë ankuar në FFK dhe presin përgjigje, teksa thonë se do t’i drejtohen edhe UEFA-së për këtë çështje e në rastin konkret, shkruan Gazetasheshi.com.
Ky është reagimi i përbashkët e 6 futbollistëve
Turpi nuk paska fund!
Ne gjashte ish lojtaret e Trepçes ’89 : Arber Potoku, Lapidar Lladrovci, Fiton Hajdari, Perparim Islami, Bledar Hajdini dhe Argjend Mustafa, jemi thellesisht te indinjuar nga kryesia dhe posaçerisht kryetari Abedin Zeka, i cili nuk ka respektuar mundin dhe djersen e derdhur, duke na mohuar te drejten tone (kontraktuale), duke mos na paguar 3 pagat e fundit te kontrates (prill, maj dhe qershor). Per kete shkak kemi vendosur te reflektojme, mjafte me ! Ne, qe me angazhimin tone kontribuam ne suksesin e vitit te kaluar, duke e shpallur Trepçen ’89 kampion dhe duke i dhene te drejten te luaje ne ligen e Kampioneve, si ekipi i pare historik, me ç’rast i kemi siguruar te ardhura te majme (rreth 500 mije euro nga FFK dhe UEFA) nuk e meritojme kete trajtim.
Paramendone sportdashes te dashur, jemi bere kampion si ekipi me pagat nder me te uletat nga ekipet pretendente, duke mos e pasur as si prioritet titullin, ne fund nuk na eshte dhene asnje cent si shperblim ! Ne rregull, shperblimin nuk e kemi pasur te cekur ne kontrate, por pagat ?! Kur kemi komunikuar me z.Abedin Zeka dhe e kemi pyetur per pagat na ka dhene keto arsye : paga e muajit prill nuk do te na paguhet per shkak se e kemi humbur ndeshjen kampionale ndaj Gjilanit, paga e muajit maj me arsyen se nuk i kemi vazhduar stervitjet deri ne fund te qershorit (kurse trajneri na ka derguar ne pushim ne fund te muajit maj), ndersa pagen e muajit qershor jemi denuar per shkak qe nuk i kemi vazhduar kontratat edhe per nje vit me ’89-shin.
Ne kemi bere ankese ne FFK para disa javeve dhe po presim pergjigjen nga komisioni i cili pritet te mblidhet per rastin tone. Presim seriozitet dhe mbrojtje nga organet e FFK-se te cilet kane pergjegjesi te mbrojne te drejtat e lojtareve si shtepia kryesore e futbollit ne vend. Nese nuk ka diçka konkrete nga FFK-ja do t’i drejtohemi edhe UEFA-se dhe pasi t’i kemi shqyrtuar te gjitha mundesite, si opsion te fundit do t’i drejtohemi Gjykates ku i kemi mbledhur te gjitha faktet e dokumentet e nevojshme per padi. Trepça ’89 nuk ka mundesi te licencohet me per gara europiane pa u kryer obligimet ndaj nesh, nese kjo ndodh do te perbente shkelje te rende te statuteve e rregulloreve te UEFA-se !
Ka kaluar koha kur lojtaret jane shkelur dhe jane trajtuar si skllever, shpresojme qe rasti yne te jete i fundit i kesaj natyre dhe klubet te mbushen mend e mos te perbuzin mundin dhe djersen e lojtareve. Me respekt, Arber Potoku, Lapidar Lladrovci, Fiton Hajdari, Perparim Islami, Bledar Hajdini dhe Argjend Mustafa !