back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeKosovari rrezikon jetën e vogëlushes rrugës për bregdet- fle në një vend...

Kosovari rrezikon jetën e vogëlushes rrugës për bregdet- fle në një vend të çuditshëm

Të ngjajshme

Për të shkuar në pushime kosovarët përdorin mënyra të ndryshme të udhëtimit. Mjeti i tyre i udhëtimi zakonisht është automjeti ose autobusi, ndërsa destinacioni i tyre nuk është edhe shumë larg, bregdeti shqiptar.

Një rast tjetër i çuditshëm është lajmëruar nga një qytetar i Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.

Në “Rrugën e Kombit”, në një veturë shihet se si një vajzë e vogël kishte zgjedhur bagazhin që të shtrihej dhe të bënte rrugën deri tek vendi i pushimit.

Në fotografinë e dërguar në Redaksinë e Insajderit shihet se vetura është në lëvizje madje në autostradë zhvillohet një shpejtësi e madhe.

Një ndalim me vrull nga shoferi i veturës, vajza e vogël mund të përfundonte me lëndime pas fjetjes në një vend të tillë.

Gazeta Insajderi gjatë ditës së djeshme ka raportuar për veprimin e njëjtë të një vajze tjetër e cila kishte zgjedhur bagazhin për të fjetur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz