Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Ousmane Dembélé do të financojë ndërtimin e një xhamie në rajonin “Diaguily”, pjesë kufitare midis Mauritanisë dhe Senegalit. Ai do ta bëjë këtë si një haraç për nënën e tij, me rrënjë nga të dyja vendet afrikane.
Dembélé, i cili u tundua nga këto dy vende dhe Mali, për të luajtur në kombëtaret e tyre, vendosi për Francën, por e mban gjallë origjinën e tij dhe ka vendosur t’i nderojë me këtë ndërtim të një institucioni besimi.
Lojtari, i cili nuk ka patur një performancë të jashtëzakonshme në Kupën e Botës, përkundër faktit se Deschamps i dha atij shumë mundësi në fazën e grupit, është tashmë me pushime dhe ndoshta do të bashkohet me Barcelonën pak ditë para Superkupës së Spanjës, kundër Sevilla.