Fituesi i Kupës së Botës, N’golo Kante, patjetër duhet t’ia ketë dedikuar triumfin në skenën më të madhe në botën e futbollit vëllait të tij të madh, Niamas, i cili vdiq para se turneu të niste.
N’Golo Kante ishte shtyllë e ekipit kombëtar të Francës gjatë Kupës së Botës 2018 në Rusi. Ai, megjithatë, sigurisht e ka frenuar trishtimin e madh në ditën e finales së madhe, trishtimin që kur e ngriti lart kupën, vëllai i tij, Niama, nuk ishte më aty, transmeton Gazeta Express.
Niama vdiq nga sulmi në zemër para Botërorit. Anëtar i një familje të madhe që numëron katër motra dhe katër vëllezër, mesfushori i Chelseat ishte në gjendje të llogariste në mbështetjen e familjes për ta tejkaluar këtë moment pikëllues. Ky aksident tragjik ishte tragjedia e dytë familjare që futbollisti u dashtë ta tejkalojë, pas vdekjes së babit të tij kur ai ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeç.
Modest, i turpshëm dhe i përulur çdo ditë, parisieni tregoi karakter të fortë dhe zuri vend në zemrat e francezëve gjatë Kupës së Botës. /Gazeta Express/