back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeDetajet e fundit: Policia arreston 1 serb e 2 malazezë, si bashkëpunëtorë...

Detajet e fundit: Policia arreston 1 serb e 2 malazezë, si bashkëpunëtorë të BIA-s

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka...

Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala...
- Advertisement -

Policia e Kosovës në aksionin e sotëm në Lagjen “Kalabria” të Kryeqytetit, ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohen për vrasje me pagesë dhe për lidhje me shërbimin sekret serb- BIA.

- Advertisement -

Burimet e Gazetës Blic brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se nga tre të arrestuarit, njëri prej tyre është shtetas serb, e dy të tjerët shtetas malazez.

“Tre të arrestuarit kanë lidhje me BIA-n serbe. Të tre të arrestuarit janë të kërkuar si të dyshuar për vrasje me pagesë”, thotë ky burim i Gazetës Blic.

Merret vesh se pos Policisë së Kosovës, të përfshirë në këtë aksion të Policisë së Kosovës, janë edhe pjesëtarët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Gazeta Blic më herët ka raportuar Policia e Kosovës në aksionin e sotëm, i cili është duke vazhduar edhe në këto momente, përpos vrasësve me pagesë, ka arrestuar edhe bashkëpunëtorë të BIA-s serbe.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë informacione nëse të arrestuar janë edhe bashkëpunëtorë të BIA-s serbe.

Krejt çka kanë thënë nga Policia e Kosovës, ka të bëjë me një operacion, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, dhe që janë shtetas të huaj.

Për Gazetën Blic zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se detaje tjera do të japin gjatë ditës së nesërme, ngase aksioni ende është duke vazhduar.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar, Po njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin”, ka thënë Hoxha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz