BallinaLajmeDetaje të reja të operacionit policor: 4 të arrestuar, 3 të huaj...

Detaje të reja të operacionit policor: 4 të arrestuar, 3 të huaj e një kosovar, dyshohen për vrasje

Të ngjajshme

Foda: Jemi gati, kemi dëshmuar që mund të fitojmë si mysafirë

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para...

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit, Sallahu: Jam jashtëzakonisht i lumtur

Gjykata Kushtuese ka vendosur lidhur me dekretin e Presidentes...

Nagavci: Osmani e shkeli Kushtetutën, nuk veprohet për inate personale

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi se dekreti i shpallur...

“Dardanët” zbarkojnë në Bratisllavë

Kombëtarja e Kosovës ka ateruar para pak minutash në...

Një operacion policor, i realizuar gjatë mbrëmjes së të mërkurës nga Policia e Kosovës, në disa lagje të kryeqytetit të vendit, ka rezultuar me arrestimin e 4 personave.

Tre prej të arrestuarve janë shtetas të huaj, ndërsa tjetri është shtetas i Kosovës.

Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer vrasje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në një prononcim për Gazetën Express.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të një operacioni policor, sonte, në orët e mbrëmjes, në Prishtinë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vepra kriminale, disa nga ta shtetas të huaj e që janë në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar edhe për vrasje, ka rezultuar me ndalimin e 4 personave të dyshuar; 3 shtetas të huaj dhe një kosovar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Veprime të mëtejme ligjore janë në proces për kompletim nga autoritetet, ka theksuar Hoxha.

Më herët, Gazeta Express ka publikuar pamje nga një aksion që Policia ka ndërmarrë në lagjen Kalabria të Prishtinës, ku janë parë duke u arrestuar disa persona.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz