BallinaLajmeLajm i mirë për bashkatdhetarët që këtë verë do të pushojnë në...

Lajm i mirë për bashkatdhetarët që këtë verë do të pushojnë në Kosovë

Të ngjajshme

Trump: Gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Shqetësimi i OKB: Kriza klimatike po përkeqësohet, ndërsa çekuilibri energjetik rritet

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për meteorologjinë ka paralajmëruar...

KRRE ndryshon rregulloren për formimin e çmimit të derivateve të naftës: Vendimet mund të merren çdo ditë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) publikoi Rregulloren e ndryshuar...

Bashkatdhetarët të cilët këto ditë në numër të madh po kthehen për pushime në vendlindje janë të detyruar të presin me shumë orë në pikat kufitare të Kosovës.
Për këtë, kryeministri Ramush Haradinaj thotë të ketë kërkuar vendosjen e pikave shtesë të kontrollit në Merdar dhe Dheu i Bardhë.

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdar dhe te Dheu i Bardh të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkatdhetarëve tanë në kufi’, shkruan Haradinaj në Facebook.

Haradinaj u ka uruar atyre pushim të mirë në Kosovë.

“Më këtë rast, u dëshiroj mirëseardhje në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës! Pushime të këndshme!”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz