back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaSportHistoria e përbashkët e Salahut dhe Shaqirit

Historia e përbashkët e Salahut dhe Shaqirit

Të ngjajshme

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Xherdan Shaqiri dhe Mohamed Salah janë bërë shokë skuadre në Liverpool pas më shumë se gjashtë viteve ku ata kishin kryqëzuar rrugët në FC Basel

Në mars të vitit 2012, Shaqiri – i cili sonte kompletojë transferin nga Stoke City në Reds për një kontratë afatgjate – po kalonte momentet e fundit në klubin e tij zviceran pasi që kishte nënshkruar me Bayern Munichun.

Salahu tinejxher, në të njëjtën kohë, kishte rënë në sy të skautëve të BVaselit pas një miqësore të Egjiptit U23 ku kishte shënuar dy gola.

Edhe Shaqiri ishte involvuar në atë ndeshje, gjithashtu, duke shënuar golin e fundit dhe mundur Egjiptin më rezultat 4-3 para 500 spektatorëve në Rankhof Stadium.

Baseli, ishin entuziazmuar me talentin e Salahut dhe e ftuan në prova sulmuesin dhe shpejt u pajtuan me disa kontraktor arab për ta transferuar atë.

Kështu tani dy lojtarët të cilët do të përpiqen në sukses për Reds sezonin e ardhshëm ishin takuar për kohë të shkuar por vazhdimisht kanë ruajtur një shoqëri me njëri-tjetrin, madje edhe i telefonin shpesh njëri tjetrit.

“Ai erdhi në stërvitje dhe provë kur isha në Basel. Erdhi në stërvitje dy apo tri herë, u stërvita me të”, tha sonte Shaqiri për Liverpoolfc.com në intervistën e tij të parë zyrtare për klubin.

“Pastaj unë u largova në drejtim të Bayern Munichut dhe ai mbeti në Basel. Jam i lumtur që do ta takojë këtu. Ai kishte një sezon të mahnitshëm vitin e kaluar dhe shpresojë që ta përsërit atë prapë. Jam shumë i lumtur për të dhe atë që ai ka bërë këtë sezon ishte e mrekullueshme kurse ai është një djalë i mirë, shumë i mirë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz