back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeMashtron Presidenti, NISMA nuk e di që është formuar Ekipi Negociator

Mashtron Presidenti, NISMA nuk e di që është formuar Ekipi Negociator

Të ngjajshme

Alcaraz e “shkërrmoqi” Djokovicin, fiton lehtësisht finalen e “Australia Open”

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz, ka triumfuar në finalen e...

Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe të ndërmjetësuara nga...

Xhuli ju ‘hyp skijave’, lajmërohet nga pushimet në një vend luksoz

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, njihet...

Zyra e Presidentit të Kosovës e ka shpallur plotësisht funksional Ekipin Negociator, ku thuhet se subjektet politike të koalicionit janë bërë bashkë për të shkuar në bisedime me Serbinë. Presidenca e konsideron edhe NISMA’n pjesë të këtij ekipi, por zyrtarët e këtij subjekti e mohojnë një gjë të tillë. Thaci e Vuçiq do të takohen përsëri në Bruksel më 18 korrik.

Presidenti Hashim Thaçi, e ka futur liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, në ekipin negociues. Këshilltari i Limajt, Endrit Shala, ka thënë për Express se nuk janë pjesë e ndonjë ekipi të Thaçit për dialog, duke mohuar kështu deklarimin e Presidencës.

Presidenca ka thënë se ekipi negociator përbëhet nga bartësit e institucioneve shtetërore, pra presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe liderët e partive politike parlamentare që janë pjesë e koalicionit qeverisës, por ky grup doli të jetë shumë më i ngushtë sesa që Presidenti dëshironte, pasi partitë opozitare thonë se nuk janë në dijeni për një gjë të tillë.

Opozita nuk ka ndërruar qëndrimin e saj, duke mbetur jashtë ekipit negociues me Thaçin udhëheqës. Në përbërje të grupit negociues po ashtu nuk janë grupe të ndryshme të shoqërisë, siç parashihnin më parë nga presidenca.

Bekim Çollaku, shef i stafit të Presidentit , ka thënë se ekipi përbëhet prej liderëve të koalicionit qeverisës dhe natyrisht, presidentit.

Ndërkaq, këtë deklaratë të Çollakut e ka mohuar Endrit Shala, këshilltar i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, i cili ka thënë për Gazetën Express se ata nuk e dinë se tashmë është konstituar grupi negociues, ani pse presidenca e ka përfshirë Nismën në të.

Nisma po ashtu është deklaruar gjatë gjithë kohës kundër Thaçit si kryenegociator i bisedimeve me Serbinë.

Ndërsa edhe më tutje kërkojnë që pjesë e një ekipi të unitetit të bëhet i gjithë spektri politik.

Takimi i fundit i dialogut,,që ka hyrë në fazë intensive, u mbajt me 24 qershor. Ndërsa zyra e Përfaqësues së Lartë të BE’së, Federica Mogherini, ka konfirmuar se takimi i dytë i kësaj faze mbahet më 18 korrik.

Të Fundit

Sport

ShowBiz