BallinaSportHistorike, Kroacia në finale të Kupës së Botës

Historike, Kroacia në finale të Kupës së Botës

Të ngjajshme

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln

Ushtria iraniane pretendon se raketat e saj lundruese goditën...

“Shumë e mbyllur, shumë e hapur”/ Enca provokon ndjekësit

Enca Haxhia ka provokuar ndjekësit me fotografitë e fundit. Artistja...

Dardanët e zhvilluan stërvitjen e fundit para nisjes drejt Bratisllavës

Kombëtarja e Kosovës i ka kompletuar sot përgatitjet e...

Në gjurmët e babait, djali Ronaldos stërvitet në Madrid

Djali i Kristiano Ronaldos, Kristiano Zhunior është duke u...

Kroacia e ka mposhtur 2-1 Anglinë pas 120 minutave lojë për të shkruar historinë, duke u kualifikuar në finale të Kupës së Botës.

Ndeshjen më mirë në “Luzhniki” e nisën “Tre Luanët”. Ata realizuan për 1-0 që në minutën e pestë, mbrojtësi i Tottenhamit, Kieran Trippier, shënoi nga goditja e dënimit.

Kroacia reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar gjithçka në minutën e 68’. Anësori i Interit, Ivan Perisic, realizoi për 1-1, duke dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në 30 minutat e vazhdimeve, më të mirë u treguan kroatët, duke realizuar golin që i dërgoi për herë të parë në histori në një finale të Botërorit.

Ishte Mario Mandzukic ai që shënoi në minutën 109’, për rezultatin 2-1, për të shkruar histori.

Kroacia në finale tani do të përballet me Francën, ndeshje kjo që do të zhvillohet të dielën. /Insporti.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz