BallinaBotëMinistri i Jashtëm i Turqisë: Nuk do të lejojmë të harrohet gjenocidi...

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Nuk do të lejojmë të harrohet gjenocidi në Srebrenicë

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka postuar një mesazh me rastin e 23-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk kemi harruar, nuk do të harrojmë dhe nuk do të lejojmë të harrohet. Nuk do të lejojmë as përsëritjen e saj”, ka shkruar ministri i Jashtëm tuk, Mevlüt Çavuşoğlu, në Twitter bashkangjitur me një fotografi të Qendrës Memoriale Potoçari të Srebrenciës.

Në Qendrën Memoriale Potoçari sot do të falet namazi i xhenazes dhe do të bëhet varrimi i 35 mbetjeve mortore të sapoidentifikuara të viktimave të gjenocidit të kryer nga ushtria dhe policia e Republikës Sërpska (RS), si dhe formacionet paraushtarake nga RS dhe Serbia në korrik të vitit 1995 mbi boshnjakët në “zonën e mbrojtur të OKB-së”.

Në Qendrën Memoriale Potoçari të Srebrenciës deri më tani pushojnë të qetë 6.575 viktima të gjenocidit dhe kërkimet vazhdojnë për rreth një mijë të tjerë.

Gjenocidi në Srebrenicë është krimi më i madh masiv në tokën evropiane pas Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Në gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë më 1995 të kryer nga ish-Ushtria e RS-së, e ndihmuar nga formacionet logjistike nga Serbia, u vranë të paktën 8.372 civilë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz