back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaSportRonaldo do të paguhet 564 mijë euro në javë: Çmimi i transferimit...

Ronaldo do të paguhet 564 mijë euro në javë: Çmimi i transferimit dhe paga e CR7 te Juve

Të ngjajshme

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka funksionalizuar kanalin zyrtar...

Kryeprokurori dhe dy drejtues të lartë nisin vizitën zyrtare në Washington

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z....

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Pas nëntë viteve të kaluara te Real Madridi, Cristiano Ronaldo do ta vazhdojë karrierën në Serie A te Juventusi.

Tashmë klubi spanjoll ka konfirmuar largimin e CR7, ndërsa vet futbollisti i ka dedikuar një letër ish-klubit, bashkëlojtarëve, stafit dhe tifozëve.

Cristiano Ronaldo (Fotomontazh: Twitter/Sporf)

Ronaldo do të luajë në Juventus Stadium në katër vitet e ardhshme (qershor 2022), ndërsa për shërbimet e tij kampioni italian do të paguajë 100 milionë euro, të ndara në dy këste që do t’i paguajë brenda dy vitesh. Ndërkaq, 12 milionë euro të tjera do të paguajë shtesë për kontribute solidariteti në bazë të rregullave të FIFA-s.

Në ndërkohë mediat kanë raportuar për çmimin eventual të transferimit që është rekord në kampionatin italian, se pritet të shkojë mbi 120 milionë euro duke marrë parasysh përqindjet e agjentit Jorge Mendes.

Natyrisht se ky është transferimi më i madh i këtij afati kalimtar, prandaj tifozët e futbollit janë të interesuar për detajet e transferimit.

Është raportuar se CR7 do të paguhet 30 milionë euro neto në sezon te Juve, ndërsa kur kihen parasysh tatimet në Itali, atëherë Zonja e Vjetër duhet të paguajë thuajse 60 milionë euro bruto në vit për pagën e 33-vjeçarit. Një pjesë të madhe të kësaj shume do ta paguajnë sponsorët.

Cristiano Ronaldo (Fotomontazh: Twitter/Kick Off)

Në këtë mënyrë, Ronaldo do të përfitojë rreth 564.750 euro në javë, një shumë që nuk është dëgjuar kurrë më parë në futbollin italian.

Detajet në lidhje me kontratën e portugezit janë sqaruar gjatë ditës së martë, kur presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, kishte udhëtuar në Greqi, ku është duke pushuar lojtari. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz