back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeSerbët sulmojnë pushuesit shqiptarë në Selanik

Serbët sulmojnë pushuesit shqiptarë në Selanik

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Pushuesit shqiptarë që kanë zgjedhur gadishujt e Halkidiki-së në Selanik janë përballur këto ditë me një valë veprimesh të rënda antishqiptare.

Mjaft makina të shqiptarëve janë gërvishtur apo lyer me spry-bojë ku janë shkruar parulla të ndryshme antishqiptare si Kosovo je Serbije por edhe më të rënda, të cilat sipas autoriteteve policore kanë për autorë disa shtetas serbë dhe rusë, që punojnë e mblidhen pranë disa pronave që janë blerë prej vitesh nga disa kompani nga Beogradi apo edhe Rusia.

Prej dy vjetësh tashmë në Halkidiki ka pasur vjedhje por edhe sherre në lokale nga disa persona me precedentë penalë nga Serbia, të cilët kanë qenë dikur pjesëtarë të formacioneve paramilitare, por që aktivitetin e kanë përqëndruar në trafiqet në zonën mjaft të vizituar të bregdetit të Selanikut.

Prej 10 vjetësh mjaft resorte, hotele, bare e restorante janë blerë nga rusë e serbë, të cilët janë të lidhur me agjencitë për të thithur turistë nga vendet e tyre.

Por këto biznese kanë thithur edhe pjesë të kontigjentit kriminal, të cilët kanë përfituar për të ushtruar atë pjesë që e dijnë mirë.

Ky kontigjent është problem për policinë greke për shkak se nga konsumimi i tepërt të alkoolit kalojnë në vepra të dhunshme siç janë sherret apo edhe shkatërrimet e pronës së turistëve.

Në këtë atmosferë, kanë qenë viktimë edhe pushuesit shqiptarë që kanë zgjedhur Halkidiki-në si vend pushimi.

Ata janë përballur me mbi dhjetëra raste të shkatërrimit të makinave të tyre.

Policia e Selanikut ka nisur hetimet dhe mësohet se janë arrestuar disa shtetas serbë. Sipas saj , një grup i njohur serb është problem prej dy vjetësh që merret me grabitjen e makinave luksoze të pushuesve. (TemA)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz