Ekipi ndërkombëtar i shpëtimit ka nxjerrë dy nga djemtë e fundit që qëndronin akoma të ngujuar në një shpellë në veri të Tajlandës.
Media ndërkombëtare raportojnë se tashmë janë nxjerrë nga shpella edhe katër djemtë e ekipit të futbollit që kanë qëndruar të ngujuar në shpellë për 18 ditë, transmeton Express.
Dymbëdhjetë djem të moshës 12 deri në 16 vjeç të një grupi futbolli dhe janë bllokuar në një shpellë të përmbytur së bashku me trajnerin e tyre para 18 ditëve.
Ngujimi ndodhi për shkak të përkeqësimit të motit dhe reshjeve, ndërsa dje grupet e shpëtimit kanë punuar për të hapur një rrugë kalimi dhe për të nxjerrë të rinjtë nga shpella e përmbytur. Ndikim pozitiv ka dhënë edhe përmirësimi i motit.