FC Prishtina ka lajmëruar me anë të një postimi se ka arritur të pajiset me viza nga ambasada zvicerane në Kosovë
FC Prishtina pritet që të zhvillojë ndeshjen e dytë kundër CS Fola Esch nga Luksemburgu pasi që më sukses kaloi sfidën e parë duke e mposhtur FC Europa me rezultat të përgjithshëm 6-1.
Tani prishtinaset do të udhëtojnë për përballje kundër CS Fola Esch që po ashtu është një ekip që ka fituar kupën e Luksemburgut.
Por, të premten u raportua se disa nga lojtarët e Prishtinës kishin probleme me viza për shkak të vizave.
Por, sot klubi që është edhe nënkampion i Kosovës ka lajmëruar se e ka hequr këtë barrierë dhe se ata do të udhëtojnë të kompletuar për në Luksemburg. /GazetaExpress/