Juventus janë të vendosur të nënshkruajnë me Cristiano Ronaldon për një marrëveshje që kap vlerën e 100 milionë eurove.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, është i prirë të largohet nga Real Madrid, pas qëndrimit nëntë vjeçar, ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.
Ka disa ditë që mediet më të mëdha në Spanjë dhe Itali kanë raportuar finalizimin e kësaj marrëveshje.
Është ‘Tutosport’ që në ballinën e gazetës i ka uruar mirëseardhje yllit portugez.
Në anën tjetër, në Toriono tashmë ka dalë në shitje fanella e Ronaldos te Juventusi, me numrin 7 prapa saj./Lajmi.net/

