Lionel Messi i ka kërkuar Barcelonës të intervenojë dhe t’ia rrëmbejë Manchester Unitedit synimin e verës, anësorin brazilian, Willian.
Manchester Evening News pohon se legjenda e Barcelonës dëshiron të luajë përkrah Willianit në “Camp Nou” nga sezoni që vjen, transmeton Gazeta Express.
Kampioni i La Ligës është i interesuar të nënshkruajë me Willian, i cili vlerësohet 67 milionë euro, edhe pse thuhet se United është afër të arrijë marrëveshje me të.
Mbetet të shihet nëse braziliani do të ribashkohet me Mourinhon apo do të luajë përkrah Messit duke u dhënë fund kështu pesë viteve qëndrimi në Chelsea. /Express/