Kohë më parë në konferencë për shtyp, Adnan Januzaj si pjesë e Kombëtares së Belgjikës kishte thënë se: “jam belg dhe ndihem belg”.
Për këtë deklaratë të tij, në Kosovë dhe Shqipëri kishin reaguar shumë analistë të sportit dhe gjithashtu njohës të futbollit sepes për shkak të tyre ai ka mohuar kombin e tij.
Për këto deklarata kishte reaguar babait i Adnan Januzaj, duke i ofenduar rëndë Ismet Munishin dhe Bylbyl Sokolin.
I kishte quajtur trajnerë amatera.
Ismet Munishi ka folur për këtë intervistë dhe për deklaratën e babait të Adnan Januzaj, Abedinin.
“Mua më vjen mirë që pas një kohe se Abedini është lajmruar. Patriot me diplomë nuk ka. Na e kemi dëgjuar këtu në studio Adnanin duke thënë se jam belg, mirëpo na duhet ta dëgjojmë Adanin. Neve këtu na njohin për futboll kush e njeh Abedinin për futboll”, ka thënë Munishi.
“Ai e ofendoi edhe profesorin që ka jep shumë për futboll të Kosovës. Unë kam dhënë shumë për futboll. Mohimi i kombit nuk është gjë e mirë, askush nuk e mohon identitetin e tij”.
“Abedini ka hongër sendviça të ftohtë ka Belgjika. Kur unë kam luajtuar në Champions League, ai ende letrat nuk i ka pasur në Belgjikë”, ka thënë Munishi.
Munishi kishte folur më herët edhe për Periskopin për këtë çështje.
Munishi thotë që djali i tij nëse një ditë do të bëhet futbollist ai do ta zgjedh Kosovën dhe se golat do t’i festojë me shqiponjë.
“Mundem me qenë i papërgjegjshëm, por jam shumë krenar që jam shqiptar dhe djali im nëse bëhet futbollist, ai do të luajë vetëm për Kosovën dhe çdo gol do ta festojë me shqiponjë” ka thënë Munishi për Periskopin.
Ismet Munishi është trajner i Besës, derisa gjatë Botërorit po kryen punën e analistit.