BallinaLajmeDaçiq RRENCI, demantohet nga Pacolli (Foto)

Daçiq RRENCI, demantohet nga Pacolli (Foto)

Të ngjajshme

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Policia italiane goditi një bazë të dyshuar të një...

Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave

Shell Kosova gjatë këtyre ditëve ka përmbyllur fushatën e...

Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka nënvlerësuar Kosovën para...

Aksident i rënë në Cerovikë të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditën e...

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme iu ka kundërpërgjigjur homologut të tij serb, Ivica Daçiqit lidhur me deklaratën se shteti Papua New Guinean ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Pacolli përmes një statusi në Facebook e ka quajtur të falsifikuar dokumentin që Daçi e publikojë për ‘kinse’ tërheqje të njohjes së Kosovës nga njëri shtet, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Dacic paska vendosur prapë që të vazhdojë shpifjet dhe falsifikimet karshi Kosovës.

Pas falsifikimeve të mëhershme të cilat iu kthyen bumerang, ai paska prezentuar një dokument kushedi ku të pregatitur për gjoja tërheqje të njohjeve.

Republika e Kosovës nëpërmjet shërbimit të vet diplomatik mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha shtetet e botës dhe në këtë drejtim ne kemi marêdhënie të shkëlqyera edhe me Papua New Guinean.

Shpifjet e Dacicit tanimë konsiderohen neveritëse, veqanërisht pas rastit të Liberisë, Guinesë Bissau, Ganës etj.

Në ditët në vijim nëpërmjet kanaleve diplomatike, do të konfirmohet qdo gjë.

Republika e Kosovës fuqizimin dhe konsolidimin e vet si shtet e ka të pandalshëm deshti apo jo Beogradi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz