back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajme“Prit deri në vitin 2020”, lista e pritjes për operacion në ligamente...

“Prit deri në vitin 2020”, lista e pritjes për operacion në ligamente në QKU

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Një paciente u ankua në Inspektoratin Shëndetësor se i është kërkuar të pres deri në vitin 2020 për një operacion në ligamente në Klinikën e Ortopedisë në QKUK. Drejtori i Klinikës, Dr. Arbër Tolaj, thotë se lista e pritjes varet nga furnizimi

- Advertisement -

Në dy muajt e fundit në Inspektoratin Shëndetësor janë deponuar dy ankesa në lidhje me listën e pritjes në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në njërën prej tyre, pacientja është ankuar se personeli mjekësor në këtë klinikë i kanë kërkuar të pres deri në vitin 2020 për një operacion në ligamente.

Drejtori i Klinikës, Dr. Arbër Tolaj, e pranon se ka lista të pritjes por nuk ka treguar se sa është kohëzgjatja e tyre. Ai ka thënë se listat varen nga furnizimi me materiale. “Ekziston lista e pritjes e cila përfshinë rastet për proteza të gjurit, kërdhokullës dhe ligamente. Varësisht nga furnizimi me implante për kërdhokulla dhe gjunjë, të cilin e bënë Ministria e Shëndetësisë ne kryejmë operimet. Pritja është relative sepse varet nga furnizimi”, ka deklaruar Tolaj, shkruan Gazeta Shneta.

Për ankesat në Inspektoratin Shëndetësor, mjeku ka thënë se kanë marr raportin dhe në afat prej 7 ditësh do ta kthejnë përgjigjen. Ai arsyetohet duke thënë se listat e pritjes ekzistojnë edhe në vende tjera të botës për operacionet për vendosjen e protezave, ndërsa traumat kryhen brenda ditës.

“Traumat operohen brenda kujdestarisë, do të thotë nuk ka listë të pritjes. Arsyeja ekziston për shkak të furnizimit jo konstant me implante, dhe mungesa e një salle të veçantë për këto ndërhyrje. Për njoftim, lista e pritjes ka qenë nga viti 2007, dhe me fillimin e furnizimit me implante kemi arritur që të zvogëlojmë listën deri në vitin 2016. Kjo është arritur me punën e pandërprerë të mjekëve të klinikes, që do të thotë se kapacitetet profesionale ekzistojnë. Përndryshe vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti në Kliniken e Ortopedisë janë kryer 1.129 operime”, ka deklaruar Tolaj.

Për të përmirësuar gjendjen në klinikë dhe kryerjen e shërbimeve për pacientët, Tolaj thotë se kanë nevojë për funksionalizimin e një salle të veçantë për proteza dhe ligamente. Poashtu kërkohet furnizimi i pandërprerë me barna nga Lista Esenciale, materiale osteosintetike për të gjitha llojet e thyerjeve dhe implante të nevojshme për entoproteza.

“Furnizimi me barna nga lista esenciale është me vonesa, kurse me materiale osteosintetike dhe implante bëhet sipas nevojave të klinikes, por për shkak të procedurave ndonjëherë ka vonesa”, ka thënë Tolaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz