BallinaRegjionaleBekim Jashari: Po e kthejmë besimin e qytetarëve në Skenderaj

Bekim Jashari: Po e kthejmë besimin e qytetarëve në Skenderaj

Të ngjajshme

Zbulohet lidhja e fshehtë mes Unikatilit dhe modeles kosovare

Viktor Paloka i njohur si Unikatil vazhdon të mos...

Zyrtare: Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshe

Skuadra shqiptare, Flamurtari i Vlorës e ka përjashtuar edhe...

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është shprehur i kënaqur me qeverisjen e deritanishme në këtë komunë, por ka thënë se ende ka shumë për t’u bërë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është duke punuar në mënyrë transparente duke dhënë llogari para qytetarëve për çdo vendim.

Pavarësisht prej sfidave, ai ka premtuar se do ta vazhdojë realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Jashari ka treguar se është duke u punuar maksimalisht për ta kthyer besimin e qytetarëve në Komunën e Skenderajt.

Ai ka bërë me dije se deri më tani punët kanë ecur mirë dhe janë në drejtim të realizimit të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse.

Jashari ka thënë se Komuna e Skenderajt ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet e nivelit qendror.

Kryetari i Skenderajt ka folur edhe për gjendjen në të cilën ndodhet Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, duke thënë se kulla dhe shtëpitë po shkatërrohen në mungesë të menaxhimit të mirë nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz