Edhe përkundër disfatës shokuese ndaj Belgjikës të cilën e humbën me rezultat 3-2, tifozët Japonisë gjetën forcën që të mbledhin të gjithë bërllokun në stadiumin ‘Rostov’ në Rusi pas ndeshjes.
Japonia ka humbur sonte kundër Belgjikës duke mos arritur që ta mbajë deri në minutat e fundit epërsinë prej dy golash.
Japonezët i pranuan kështu tre gola të cilat ia siguruan fitoren Belgjikës, duke ua thyer zemrat edhe tifozëve të cilët e shpresuan shumë kalimin në çerekfinale.
Në çerek-finale tashmë Belgjika do të ndeshet me Brazilin./Periskopi/
