back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasMuaji i Mërgatës në Drenas, çdo ditë me aktivitet dhe koncerte në...

Muaji i Mërgatës në Drenas, çdo ditë me aktivitet dhe koncerte në shesh

Të ngjajshme

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...

Nën Patronatin e Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mbahet eventi Muaji i Mërgatës, i cili do të fillon nga data 7 Korrik 2018 deri më 5 Gusht 2018, dhe përfshinë 28 ditë aktivitete të ndryshme në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” për bashkëatdhetarët tanë që do të vijnë gjatë muajve të verës në vendlindjen e tyre.

Hapja e eventit Muaji i Mërgatës do të bëhet me 7 korrik 2018, duke filluar nga ora 18:00, me muzikë Live Qytetare nga Hajzer Gjoshi dhe Valëza Zogaj. Dhe do të vazhdojë me mbrëmje muzikore cdo të dytën mbrëmje deri më 5 gusht 2018, në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, fillimisht me këta këngëtarë të mirënjohur të estradës tonë:

Më datë 9 korrik 2018, koncert me Baboo Darabuka, Dj Benity dhe Kosovare Hasi;
Më datë 12 korrik 2018, koncert me Grupin Fisniket Live;
Më datë 15 korrik 2018, koncert me Korab Shaqiri;
Më datë 16 korrik 2018, koncert me Robert Berisha;
Ndërsa më datë 21 korrik 2018, koncert me Gent Fatalli.

Muaji i Mërgates përfshinë aktivitete të ndryshme të cilat do të shfaqen për bashkëatdhetarët tanë për herë të parë në Komunën e Drenasit.

Aktivitetet përfshijnë vendosjen e shtëpizave të Drurit në Shesh me pije freskuese gjatë tërë muajit, aktivitete artistike, si: muzikë live, DJ, ekspozita e pikturës dhe fotografisë nga artistë vendor, të diasporës dhe vendeve të ndryshme si Shqipëria, Maqedonia etj.

Ekspozita personale nga Besart Gashi, Koncerte të veçanta c’do të dytën mbrëmje me këngetarë të mirënjohur të estradës tonë, vendosja e Kinemasë Verore, vendosja e tendave me veshje popullore dhe produkte tjera, vendosja e minishtëpizave në të cilat do të organizohet Panairi i Librit dhe vendosja e një këndi të lojërave për fëmijë për argëtimin e tyre.

Po ashtu edhe aktiviteti i muajit të Mërgatës do të përcillet me vendosjen e një Videoprojeksioni të vendosur në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në të cilën do të shfaqen lojërat e Kampionatit Botëror 2018.

Eventi Muaji i Mërgatës organizohet nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me OJQ “Panajot Kanaçi”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz