BallinaSportMë në fund flet Januzaj, tregon pse nuk feston me Shqiponje

Më në fund flet Januzaj, tregon pse nuk feston me Shqiponje

Të ngjajshme

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Incident i rëndë në Podujevë, dyshohet për një të vdekur

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë pasditës së...

​Opozita zhvillon protestën e radhës në Tiranë përballë Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë sot...

Adnan Januzaj, sulmusi belg u kritikua se shënoi gol në Botëror kundër Anglisë dhe nuk e festoi me simbolin shqiptar shqiponjën.

Dy lojtarët e Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u ndëshkuan nga FIFA me gjobë për shkak të festës së tyre me simbolin kombëtar shqiponjën pas golave të shënuar në ndeshjen kundër Serbisë.

E sulmuesi belg, Adnan Januzaj, i cili po ashtu ka prejardhje nga Kosova, ndonëse ka lindur dhe është rritur në Bruksel, edhe pse shënoi gol në këtë Botëror kundër Anglisë, nuk festoi me në të njëjtën mënyrë.

Në një prononcim për AFP-në, Januzaj tha se nuk dëshiron të bëjë festime politike pas golave.

“Nuk jam shumë i përqendruar në momentin pas shënimit të golit”, tha Januzaj, raporton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.

“Është gol me plot emocione, po festoja me fansat dhe bashkëlojtarët, por mendoj se janë dy fusha – ajo e futbollit dhe ajo politike. Unë i festoj golat me bashkëlojtarët e mi”, tha Januzaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz