BallinaRegjionaleDrenasPas ankesave, Lladrovci sërisht kap 'kazmën' për inspektimin e punimeve |Foto

Pas ankesave, Lladrovci sërisht kap ‘kazmën’ për inspektimin e punimeve |Foto

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pas ankesave nga banorët e fshatit Gllobar për projektin e asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave, ka dalë në terren për t’i parë nga afër punimet për realizimin e këtij projekti.

Kryetari Lladrovci gjatë inspektimeve në vendpunishte, ka vërejtur se vërejtjet e qytetarëve për rregullimin e pusetave, përkatësisht dy prej tyre, nuk janë punuar si duhet dhe ka treguar se Komuna ka marr masa ndaj Operatorit Ekonomik dhe ka ftuar qytetarët të vazhdojnë të jenë bashkëpunues me Komunën gjatë realizmit të projekteve ne ato vende ku vërehet se ka shkelje dhe nuk punohet sipas paramases dhe kontratës së nënshkruar, si rasti i Gllobarit, rrugës “Gani Elshani” në Drenas dhe lagja Krapi në Nekoc.

Ndryshe, Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, të hënën ka bërë vërejtje Operatorit Ekonomik për mos përmbushjen e detyrimeve sipas kontratës së nënshkruar. Po ashtu ka pasur vërejtje që kapakët e pusetave nuk janë vendosur sipas paramases dhe të njëjtit duhet të ndërrohen dhe të përmirësohet baza e tyre.

Ditëve në vazhdim ne të gjitha segmentet e asfaltimit të rrugës dhe rrugicave në fshatin Gllobar, Komuna do të angazhoj laborator të licencuar për matjen e cilësisë dhe sasisë së materialeve gjatë asfaltimit.

Ndërsa sa i përket ankesave të qytetarëve për shtyllat dhe trafoja në rrugën “Gani Elshani” në Drenas,  do të largohen nga KEDS-i ku janë të njoftuar nga viti i kaluar dhe niveli më i lartë kanë marr obligim për dislokimin e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz