Një aksident ka nodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku për pasojë kanë mbetur katër persona të lënduar, transmeton Drenica Press.
Sipas Policisë së Kosovës deri te aksidenti ka ardhur, kur ngasësi i makinës duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës ka shkaktuar vetëaksident.
. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët kanë marr tretman mjekësor dhe ende mbeten në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt./DRENICA PRESS/

