Procesi i zhvarrimit të Dëshmorëve nga fshati Polac, për t’u rivarrosur në Marinë, po vazhdon çdo ditë dhe gjithçka është duke rrjedhur sipas planit.
Për të parë nga afër procesin e zhvarrimit dhe rivarrimit të Dëshmorëve të UÇK-së, gjatë ditës së djeshme morën pjesë Drejtorët e Drejtorive nga Komuna e Skenderajt, i pranishëm ishte edhe deputeti, Bekim Haxhiu.
Dëshmorët e lirisë po rivarrosen me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore.
Lavdi të gjithë Dëshmorëve!















