BallinaLajmeDeputeten zvicerane e çmendi shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit: Golat nuk u...

Deputeten zvicerane e çmendi shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit: Golat nuk u shënuan për Zvicrën por për Kosovën

Të ngjajshme

Në shtetin e bukur të Zvicrës vazhdon të jetë aktive tema e golave të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës. Shumica e zviceranëve janë gëzuar për fitoren e Kombëtares së tyre 2-1 ndaj Serbisë. Por ka edhe nga ta që ju ka penguar festimi me shqiponje i dy lojtarëve tanë që mbrojnë ngjyrat e tyre. Graniti ‘bombardoi’ portën e serbëve me një goditje të fuqishme, ndërsa Xherdani i artë i gjunjëzoi me një gol mjeshtëror në minutën e 90-të. Festa e lojtarëve shqiptarë duke bërë shqiponjën dy krenare i ka penguar deputetes së Partisë Popullore në Zvicër. Natalie Rickli ka qenë aktive gjatë ndeshjes në llogarinë e saj në ‘Twitter’

“Super gol nga Xhaka, dhe çfarë po bënë ai për Kombëtaren tonë? Shqiponjën shqiptare”, ishte postimi i parë nga Rickli ku ia bashkëngjiti një figurë nervoze.
Me të përfunduar ndeshja Rickli ka shpërthyer në llogarinë e saj, pasi të njëjtën gjë e bëri edhe Shaqiri.

41-vjeçarja ka thënë se golat nga Xhaka dhe Shaqiri nuk ishin për Zvicrën por për Kosovën.

Nuk mund të jem e lumtur me të vërtetë. Dy golat nuk janë shënuar për Zvicrën por për Kosovën”, ka shkruar Rickli.

“Nëse Përfaqësuesja e Kosovës fiton një ditë unë do të jem e lumtur për ju, por në Kampionatin Botëror ne jemi me Zvicrën”, tha ndër tjera deputetja zvicerane.
Postimi i dytë nga Natalie Rickli ku u komentua jashtëzakonisht shumë nga tifozët zviceran që mbrojtën dy futbollistët tanë

E pas këtyre statuseve, llogaria e Rickli në Tëitter është pushtuar nga tifozët e Zvicrës të cilët kanë kërkuar nga ajo që t’i largojë ato pasi kanë dalë në mbrojtje të futbollistëve më të mirë që kanë, Xherdanit dhe Granitit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz