BallinaBotëSerbët shfryejnë mllefin ndaj familjes Xhaka: Graniti po i ndjek hapat e...

Serbët shfryejnë mllefin ndaj familjes Xhaka: Graniti po i ndjek hapat e babait të tij ekstremist

Të ngjajshme

Sulm dhe kanosje në Kaçanik, konfiskohen dy armë zjarri

Policia njofton se janë iniciuar dy vepra penale: “Sulmi”...

Lladrovci: Unë, biri yt Kosovë, fitore!

Me rastin e fillimit të ndeshjes historike kualifikuese për...

“Forca Kosovë” – Abdixhiku me bashkëshortën në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është në përkrahje...

Sigal Prishtina ndan rrugët me yllin amerikan

Sigal Prishtina ka njoftuar një largim nga skuadra. Bëhet fjalë...

Gazetat serbe po vazhdojnë me propagandat e tyre ndaj shqiptarëve, sidomos pas fitores që shënuan Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ndaj Serbisë.

Gazeta serbe ‘Alo’ sot ka shkruar se babai i Granitit, Ragipi ishte dënuar me gjashtë vjet burg për fshehtësi ndaj sistemit dhe lavdërimin e ‘Shqipërisë së madhe’.

Madje sipas kësaj gazete, edhe gjesti i Granit Xhakës nuk ka pasur si të mos vinte, pasi po i ndjek hapat e babait, transmeton Periskopi.

‘Gjesti i Granitit duke bërë shqiponjën shqiptare vlerësohet si ide për Shqipërinë e Madhe dhe  nuk e  ka befasuar askënd, pasi futbollisti po vazhdon  hapat e babait të tij ekstremistët’, shkruan gazeta Alo.

Siç shkruan Alo, Ragipi ishte një nga separatistët shqiptarë të viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar dhe ndër shqiptarët e parë që bërtitën “Republika e Kosovës”.

‘Xhaka bëri thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një vend dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe në vitin 1986, gjë që i solli disa vjet burg. Më saktësisht, ai u dënua me gjashtë vjet burg për fshehtësi ndaj sistemit’, transmeton Periskopi.

Tutje gazeta serbe shkruan se ‘ familja e Xhakas nuk i pëlqen serbët dhe Serbinë është dëshmuar më së miri nga fakti se, përveç Ragipit, ishte edhe xhaxhai i tij i cili u burgos me 15 vjet për fyerje. Pas largimit nga burgu, Ragip u zhvendos në Zvicër ku Graniti lindi në vitin 1992.

Serbët u çmendën nga golat e dy shqiptarëve të cilët në fund festuan duke bërë shqiponjën.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz